Nga Ebu Nexhih El-Irbad ibn Sarijeh [radijallahu anhu], transmetohet të ketë thënë: Na ka këshilluar i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], me këshillë nga e cila zemrat na janë frikësuar dhe sytë përlotur. Atëherë i thamë: "O i Dërguar i Allahut, sikur të jetë këshillë lamtumirëse, na porosit". Tha: “U porosis për devotshmëri ndaj Allahut të Lartëmadhëruar, për dëgjueshmëri dhe nënshtrueshmëri ndaj emirit (kryetarit), edhe sikur ai të ishte rob. Vërtetë, gjatë jetës suaj do të përjetoni shumë divergjenca. Ju jeni të obliguar që të kapeni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të drejtë. Kapuni për to me dhëmballët tuaj. Ruanu prej risive (bid'ateve), sepse çdo risi është lajthitje".
Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu,
"Hadhithi i 28 në 40 Hadithet e Imam Neveviut".