—Pushtimi i Shqipërisë | 07.04.1939—
(Në periudhën e pushtimit italian fashist, Balli Kombëtar bën thirrje për qëndresë kombëtare kundër pushtimit, duke nënvizuar ruajtjen e traditës dhe burrërisë shqiptare për të luftuar deri në fund, pa u dorëzuar ndaj pushtuesve.)
ORGANIZATA " BALLI KOMBËTAR" USHTRISË SHQIPTARE.
Oficjera, Nënoficjera, Ushtarë !
Kombi Shqyptar, i regjun në përdorimin e armëve, ka përshëndetë Ushtrin e vet, sado qi ajo ka qenë përhera e vogël e pa përshtatshme përpjestimeve të detyravet qi lypet të kryhen prej saj kur rrezikohet Atdheu, shprehjen ma konkrete të gjallnis së vet mijna vjetsh.
Edhe sot me gjithë përçudnimin e imponuem prej përdhunuesit të liris s'onë, don me thanë bashkimin t'uej nën nji komandë të huej, nën atë të pushtuesit të Vendit t'uej, Kombi Shqyptar ushqen, prap se prap besimin e vet të patuandëshëm në besën t'uej të pa ndryshueme se, kur t'epet kushtrimi i Lirisë, Ushtrija Shqiptare, besnike e Besës së dhanme, do jetë e para qi do ngasë atje ku ma i math të çfaqet rreziku për Shqypni.
Kjo asht edhe bindja qi ka " Balli Kombëtar", Organizata e madhe e Nacionalizmit Shqyptar, pra, edhe e jueja.
Kjo Organizatë, shprehëseja e vullnetit të Kombit, u drejton juve Oficjera, Nënoficjera e Ushtarë kreshnikë Shqyptarë, përshëndetjen e vet uruese e sigurt se ju, si përhera, do t'i mbeteni besnikë traditave të Nderës, Burrnis dhe të Trimnis Shqyptare e se, kur ka për të ardhë dita e lakmueme, do të rendoheni të tanë, me armë e me mjete, në anën e "Ballit Kombëtar".
Atëhera, po, të gjithë së bashku, detyrën e shenjtë qi na pret do ta kryejmë plotësisht tue përtri, nën hijen e madhnueshme të Flamurit të Kastriotit, lavdin e së kaluemes për çlirimin e Shqipnis. Atëherë, po, do bahet bashkimi i gjithë Shqyptarve nën fletët e Shqypes së Skënderbeut, në nji Shqypni të Lirë, Indipendente, kufijt e së cilës do shtrihen prej Tivari der në brigjet e Vardarit e, prej Preveze der në Pazar të Ri.
Por, tash për tash, ndërsa pritet, shumë së afri, të mbritmit e kësaj dite të lume, komandantat t'uej bashkë me ju, duhen të mbeteni ndër rangje t'ueja, disiplinisht të pa tundëshëm në pritje të Zanit të Kushtrimit, i cili, na së pari, do t'u drejtohet Juve, prej të parit der në ma të mbramin.
Qarkullon zani, tash do dit, se Ushtrija Shqyptare do të çarmatoset prej Italis, dhunueses së Liris s'onë. Nuk duem t'a besojmë, por, na qi e njofim fort mirë politikën fatzeze të Romës, nuk do të çuditeshim fare për nji masë asodoret. Nji urdhni të tillë Ju, Oficjera, Nënoficjera e Ushtarë Shqyptarë, duhet t'i jeni ashtu si e lyp Ndera e Shqyptarit. Mos dorzoni as pushkë as fyshokë, as mitraloza as topa. Atëherë, edhe në mos kjoftë lëshue Zani i Kushtrimit, të tanë së bashkut, Oficjera e Ushtarë pa lëshue as armë as mjete, ikni e shkoni atje ku bucet Kanga e Trimavet të Kryengritjes Kombëtare, atje ku përhidhet ngallnjimisht Dyngjyreshi i jonë me Shkabën dy-krenore, si dikur në Drashovicën e pa-harrueshme: ndër male. Bashkohuni me Çetat e pa thyeshme të " Balli Kombëtar" për Shqypnin etnike, të Lirë, Indipendente.
"BALLI KOMBËTAR"
"SHQIPNIJA E SHQIPTARVE,
VDEKJE E TRATHËTARVE"
KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM
albanianthirdposition.com