-Mid'hat Frashëri ᛉ 25.03.1880-
["ELITA SHQIPTARE" nga Mid'hat Frashëri]
Detyra dhe Përgjegjësija e sajë
Elitë thuhen njerëz të zgjedhur, por të zgjedhur jo prej dokujt. Më mirë t'u themi të çquar, me një cilësi që na duket më e madhe, më e bukur, më e dobishme se e të tjerëvet. Persona të tillë tërheqin respekt, kanë një influence morale që na detyron të dëgjojmë opinionin e tyre, dhe t'u bindemi me bindje morale, vullnetare. Ata imponohen shpirtërisht, bëhen udhëheqës se janë si një fener, si një yll, si një dritë që na rrëfen udhën. Ndër ata gjejmë një thesar dëshirash dhe aspiratash ideali, edhe prierit e tyre na duken sikur janë t'onat. Ndër ata kthejmë sytë kur kemi nevojë dhe kërkojmë ndihmë. Por edhe kur s'kemi nevojë, kurdoherë ngremë vështrimin drejt tyre - ata imponohen vetë, na janë pranë: fryma dhe afshi i tyre na prin, na ngroh, na tregojnë shtegun, pa e ndjerë ne, pa e parë...
Lexo tani artikullin e plotë:
https://albanianthirdposition.com/article/160/elita-shqiptare-nga-midhat-frashri

March 25, 2026 2.4K 4