💎بسم الله الرحمن الرحيم 💎
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا﴾
{Kush e kundërshton të Dërguarin, pasi t’i jetë bërë e qartë rruga e drejtë, dhe ndjek një rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta lëmë të ndjekë atë që ka zgjedhur dhe do ta fusim në Xhehenem. Sa përfundim i keq është ai} Sure En-Nisa, ajeti 115
💡Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ﴾
{E, kur ata devijuan, Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur} Sure Es-Saff, ajeti 5
I Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم ka thënë:
<<من عَمِلَ عَمَلًا ليس عليه أمْرُنا، فهو رَدٌّ>>
Kush kryen një vepër që nuk është sipas udhëzimit tonë, ajo vepër refuzohet.
🔹Abdullah ibn Umeri, رضي الله عنهما، ka thënë:
Çdo bidat është devijim, edhe nëse njerëzit e shohin atë si të mirë.
🔹Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Ajo që në atë kohë nuk ishte fe, nuk mund të jetë fe as sot.
🔹Said ibn el’Musejjibi pa një burrë që falej pas agimit më shumë se dy rekate, duke bërë shumë ruku dhe sexhde. Ai e ndaloi. Burri i tha:
O Ebu Muhammed, a do të më dënojë Allahu për namazin?
Ai tha:
Jo, por do të të dënojë për kundërshtimin e Sunetit.
⏳Them: Çudi e madhe, vërtet çudi e madhe me ata që kanë studiuar në Medinen Profetike! Pas gjithë atyre viteve në Medine, në fund përfundojnë duke organizuar manifestime dhe tribuna me rastin e muajit të Mevludit, ndërsa tjetri del atje dhe thotë se kjo punë qenka thjesht “formalitet”.
O ju të devijuar, a e keni menduar ndonjëherë se si do të qëndroni para Allahut? Në këtë dynjaje, e cila tek Allahu nuk ka vlerë as sa krahu i një mushkonje, do të fitoni ndoshta pozita, lëvdata, vende pune dhe para… Por a ju kujtohet hadithi:
َعنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ:
«إِنَّ أَوَّلَ النَّاسِ يُقْضَى يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَيْهِ رَجُلٌ اسْتُشْهِدَ، فَأُتِيَ بِهِ فَعَرَّفَهُ نِعَمَهُ فَعَرَفَهَا، قَالَ: فَمَا عَمِلْتَ فِيهَا؟ قَالَ: قَاتَلْتُ فِيكَ حَتَّى اسْتُشْهِدْتُ، قَالَ: كَذَبْتَ، وَلَكِنَّكَ قَاتَلْتَ لِأَنْ يُقَالَ: جَرِيءٌ، فَقَدْ قِيلَ، ثُمَّ أُمِرَ بِهِ فَسُحِبَ عَلَى وَجْهِهِ حَتَّى أُلْقِيَ فِي النَّارِ.
وَرَجُلٌ تَعَلَّمَ الْعِلْمَ وَعَلَّمَهُ، وَقَرَأَ الْقُرْآنَ، فَأُتِيَ بِهِ فَعَرَّفَهُ نِعَمَهُ فَعَرَفَهَا، قَالَ: فَمَا عَمِلْتَ فِيهَا؟ قَالَ: تَعَلَّمْتُ الْعِلْمَ وَعَلَّمْتُهُ، وَقَرَأْتُ فِيكَ الْقُرْآنَ، قَالَ: كَذَبْتَ، وَلَكِنَّكَ تَعَلَّمْتَ الْعِلْمَ لِيُقَالَ: عَالِمٌ، وَقَرَأْتَ الْقُرْآنَ لِيُقَالَ: هُوَ قَارِئٌ، فَقَدْ قِيلَ،…