[''DIELLI QË LEN..." nga Ismet Toto]
"Dielli që len... është më i shkëlqyer se ay që perëndon" - Pompei
Ishte një kohë që në këtë vëndin t'onë dëgjoheshin disa zëra të qëruar, ishin të ngrohtë, të gjallë e të fuqishëm, ishin zëra që niseshin nga zemra të mbëdha, nga zëmra të mbushura me dashuri.
Idealistët shqiptarë t'asaj kohe, sa do të paktë, u futnë mbrënda në mjegullën e zezë që mbulonte Arbërinë dhe thirrën fort më gjuhë të tyre. Shpallnin një të vërtetë të madhe që ndjenin thellë në shpirt dhe q'u rinte përpara syve e shkrojtur me gërma të zjarta; dhe sado e zezë të jetë mjegulla, sado të tmerrshme të jenë padia dhe fuqit e përçarjes në një popull, kur çfaqet një mejtim i kthjelltë, kur fillohet një punë me vullnetin dhe zjarrin, që ka një ideal i lartë, do të gjënden në çdo kohë njerës që janë gati të ndjejnë, të kuptojnë dhe të përpiqen, sido qofshin konditat e kohës...
Lexo tani:
https://albanianthirdposition.com/article/164/dielli-q-len-nga-ismet-toto-revista-minerva-nr-01-dat-15081932

May 5, 2026 6.2K 5